Në internet ka mundësi të mëdha mashtrimi, përfshirë edhe ndryshimin e identitetit, apo pretendimit se jeni kryetar i një qyteti.
Pikërisht këtë e ka bërë dikush dhe ka arritur të sigurojë domenin .gov, veprim i cili mund të shkaktonte shumë rrezik, sepse i mundësohet të shpërndajë lajme të rrejshme rreth emergjencave dhe ta pyesë Facebookun për të dhënat personale të ndonjë përdoruesi, transmeton Telegrafi.
Ai regjistroi me sukses emrin exeterri.gov pasi u paraqit si kryetarin i Exeter, një qytet në Rhode Island, qytet me rreth 6,500 banorë.
Ky mashtrim është zbuluar nga Krebs on Security, pasi nëpërmjet numrit në Google Voice dhe adresës në Gmail, që nuk u përputhën aspak me ato që i ka zyra kryesore e këtij qyteti.
Ankesa i është dërguar General Services Administration, e shtypur në emër të qytetit Exeter, në dokumentin zyrtar që është arritur të shkarkohet nëpërmjet internetit, shkaku i sigurisë së dobët.
Ky autoritet që rregullon sigurinë kibernetike në Shtetet e Bashkuara, ka kthyer një përgjigje pas dhjetë ditës në komunën e qytetit, zyrtarët e së cilës, nuk dinin se çfarë ka ndodhur.
Mjaftoi hetimi i Krebs Security, që të kuptohet se me çfarë lehtësia mund të jepej ky domen, që mund të jetë i rrezikshëm, nëse përdoret nga ndonjë keqbërës.
Deri tani, domeni .gov i jepej vetëm ueb-faqeve të qeverisë amerikane, ndërsa tani i është mundësuar edhe qeverive të shteteve dhe qyteteve. /Telegrafi/