Me një strukturë të organizuar dhe strategji të mirëplanifikuar, policia nga rajoni i Gjilanit arrin të kryej mbulueshmëri në të gjitha zonat e vendit.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit , Valon Osmani, i cili tha se mbulueshmëria është gjatë gjithë kohës dhe në të gjitha zonat.
“Patrullat e rregullta dhe kontrollet e shpeshta janë të përqendruara në të gjitha zonat, por specifikisht në ato më të frekuentuara për t’u siguruar që qytetarët të ndihen të sigurt në çdo kohë. Jemi kryesisht vend i qetë”, ka thënë Osmani.
Osmani gjithashtu ka thënë se mbulueshmërinë e bën më të lehtë edhe pajisjet të cilat i posedojnë.
“Posedojmë mjete të mjaftueshme për mbulueshmëri”, ka theksuar Osmani.
Ndër të tjera, policia në rajonin e Gjilanit nga janari e deri më tani ka shqiptuar 30 mijë e 850 gjoba. Kurse, në total, ka ndodhur vetëm 1 aksident me fatalitet, 263 me lëndime si dhe 352 me dëme materiale. /Telegrafi