Me trajnerin e ri, prishtinasit kanë nisur përgatitjet për pjesën pranverore të Superligës së Kosovës në basketboll, përkatësisht rrugën për mbrojtjen e titullit në Ligën Ballkanike dhe atë të Kosovës.
Pjesa më e madhe e basketbollistëve u paraqiten në stërvitje, ku ‘Plisave’ iu bashkangjiten edhe edhe përforcimet e fundit të ekipit, Andrew Warren dhe Willie Kemp.
Trajneri qipriot i kampionit aktual të Kosovës, Antonis Constantinides ka premtuar ditë më parë se “bardhekaltërit do të konkurrojnë për çdo trofe për të cilën janë në garë”. /Telegrafi/