Meshkujt “zhurmaxhinj” nuk e kanë problem t’u vardisen vajzave dhe kur e bëjnë këtë, gjithsesi e kuptoni se ç’po ndodh. Ndërkaq, ata që janë të turpshëm janë pak misteriozë
Kësisoj, nuk janë të rralla rastet kur nuk jeni të sigurt se a po i pëlqeni apo edhe fare nuk e di se si e keni emrin.
Nëse ndonjë mashkull i turpshëm flirton me ju, mund ta kuptoni në bazë të këtyre shenjave…
Do ta dëgjoni
Do të marrë pjesë në bisedën në të cilën edhe ju jeni e përfshirë, mirëpo krejtësisht në mënyrë pasive. Bëjani ndonjë pyetje – nëse hutohet, do të thotë se përfundimisht mendjen e ka tek ju, transmeton Telegrafi.
Do ta përdor celularin
Në qoftë se është shumë i hapur duke biseduar në celular, ndërkaq sy më sy duket i hutuar, do të thotë që ekziston diçka që e frenon dhe nuk di se si t’ju shfaqë atë që ndien për ju. Mënyra më e lehtë që ta kapërceni këtë situatë është që thjesht të bisedoni për gjërat për të cilat më parë keni biseduar nëpërmjet celularit.
Do të qeshni
Kur të thoni diçka që nuk është edhe aq për të qeshur, ndërkaq ai qesh pa ndërprerë, do të thotë se po i pëlqeni. Thjesht, nuk mund të fshehë magjepsjen e vet, andaj duke qeshur ju bën me dije që ju jeni pikërisht personi që po i pëlqeni.
Do t’ju shoqërojë në rrjetet shoqërore
Në qoftë se shpesh komenton statuset, i pëlqejnë fotografitë tuaja apo në çfarëdo mënyre përpiqet që të krijojë komunikimin, do të thotë që thjesht nuk ka guxim që t’ju ofrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/