Poezi: Robert Burns
Përktheu: Maksim Rakipaj
E shtrenjta ime, skuq si trëndafil
Që çel në qershor sërish;
Dhe m’e bukur se një melodi
Kënduar ëmbëlsisht.
Kaq e bukur, e adhuruar,
M’i more mendtë fare;
Dhe gjithë jetën do të të dua,
Gjersa detet të thahen.
Sa detet të thahen, e dashur
Gjersa dhe gur mos mbettë;
Përgjithnjë të dua e dashur,
Gjersa të ketë jetë.
Mbetsh me shëndet, e vetmja dashuri!
Mbetsh me shëndet të them!
Po shkoj, por do të kthehem përsëri,
Sado shumë larg të jem.