Telegrafi

Si t’ia falni gabimin dikujt dhe të vazhdoni jetën të qetë

Mahatma Gandhi kishte thënë njëherë se të dobëtit nuk mund të falin, pasi që falja është atribut i të fortëve.

Kjo do të thotë se ata që janë të dobët nga brenda, asnjëherë nuk mund ta falin dikë në jetën pasi që janë të mposhtur nga ndjenjat e hakmarrjes dhe zemërimit. Vetëm një person i fortë ka mjaft guxim sa për t’ia falur dikujt gabimin dhe të mos mbajë inat, transmeton Telegrafi.

Bëjeni hapin e parë

Nuk ka asgjë gabim nëse e bëni hapin e parë. Thjesht kapeni celularin dhe telefonojeni person e caktuar. Tregoni atij/asaj se çfarë është duke të penguar dhe largojeni të gjithë zemërimin dhe frustrimin.

Posa të bisedoni dhe t’i sqaroni gjërat, do të vëreni se ndjeheni shumë më mirë.

Diskutojeni këtë çështje

Pasi ta keni iniciuar procesin, bëjeni edhe një hap më shumë. Dëgjoni çfarë ka për të thënë personi tjetër rreth kësaj çështje, duke i lënë anash të gjitha supozimet. Përpiquni të arrini një konkluzion final dhe duhet ta keni parasysh se diskutimet e tilla do t’ju ndihmojnë të rriteni si një person dhe t’i kuptoni lidhjet njerëzore në mënyrë më të mirë.

Silluni mirë dhe qëndroni të qetë

Përpiquni të silleni shumë mirë kur diskutoni me personin tjetër. Mund të ecni apo të pini një kafe bashkë përderisa e diskutoni çështjen. Gjithashtu, përpiquni t’i rikujtoni kohërat e mira që i keni kaluar së bashku. /Telegrafi/