Site icon Telegrafi

Si t’i zgjeroni këpucët e ngushta dhe t’i bëni ato më komode?

A ju ka rastisur ndonjëherë të blini një palë këpucë të përsosura, por jeni zhgënjyer krejtësisht kur e keni kuptuar se janë shumë të ngushta dhe është thuajse e pamundur të ecni me to?

Shumë njerëz e kanë problemin e njëjtë – arsye e cila ka bërë që të bëhen publik të gjitha metodat për rregullimin e këtij problemi, transmeton Telegrafi.

Mbathni në shtëpi

Ndonjëherë metodat më të thjeshta janë më të mira. Askush nuk dëshiron të rrezikojë dhe të del me shoqe në këpucët që nuk janë të madhësisë së duhur. Mbathja e këpucëve brenda në shtëpi ndihmon në relaksimin e materialit apo lëkurës nga e cila janë prodhuar.

Kjo gjë i bën ato më komode gjatë kohës kur i mbathni jashtë dyerve të shtëpisë.

Përdorni sprej

Tanimë ka spreje të veçanta të cilat mund t’i blini, e të cilat janë të dizajnuara për ta relaksuar lëkurën dhe ta bëjnë më të përshtatshme për secilën këmbë.

Spreji, përveç që i zgjeron këpucët e ngushta, ai edhe i zgjatë këpucët e vogla.

Ngrini këpucët

Fillimisht, në këpucë vendosni qese të mbushura me ujë. Vendosni ato në frigorifer derisa qeset të ngrihen krejtësisht. Lini ashtu për një kohë dhe pastaj hiqni qeset.

Materiali duhet të jetë zgjeruar.

Nxehni këpucët

Kjo këshillë është pak më e lehtë sepse nuk nevojitet të pritni tërë natën për t’u ngrirë qeset me ujë. Fillimisht, i mbathni një palë çorape të trasha dhe pastaj i mbathni këpucët.

Këpucëve ua drejtoni ajrin e nxehtë nga një tharës i flokëve për dy minuta, ndërsa njëkohësisht i lëvizni gishtat për t’i zgjeruar zonat e ngushta.

Çorapet dhe këpucët mbajini të mbathura derisa të ftohet materiali. /Telegrafi/

Exit mobile version