Site icon Telegrafi

Si t’i trajtoni depozitat e kolesterolit rreth syve?

Nëse vëreni se keni gunga dhjami në lëkurë, e veçanërisht në qepalla, atëherë keni depozita të kolesterolit apo ‘xanthelasma’.

Ndër shkaktarët kryesor të kësaj dukurie është sasia e madhe e densitetit të ulët të lipoproteinave (LDL), të cilat janë kolesterol i keq. Sidoqoftë, kjo mund të shkaktohet edhe si pasojë e gjeneve apo sëmundjeve tjera, si sëmundjet në mëlçi apo nga diabeti, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, këtë dukuri mund ta zvogëloni me ndihmën e ilaçeve shtëpiake, të cilat janë tejet të lehta dhe nuk ka shpenzime të mëdha apo efekte të dëmshme anësore.

Trajtimi i ‘xanthelasmës’ me hudhër

Kjo është ndër metodat më të njohura për trajtimin e depozitave të kolesterolit. Për shkak se përmban enzima, hudhra mund t’i rrafshojë depozitat. Plus, konsumimi i hudhrave e zvogëlon nivelin e kolesterolit.

Për ta përdorur hudhrën për trajtimin e kësaj sëmundje, thjesht shtypni disa karafila dhe shndërroni në pastë. Aplikojeni atë në zonën ku gjenden gungat dhe mbulojeni me garzë apo fashë.

Pas 10 minutave pastrojeni me ujë të vakët dhe procedurën përsëriteni çdo ditë për një javë. /Telegrafi/

Exit mobile version