Telegrafi

Si t’i ruajmë përbërësit e dobishëm të perimeve gjatë zierjes?

Për përgatitje të drejtë të perimeve në avull, është e nevojshme zierja në shportën nga rrjeta e metaltë, e cilat futet në tenxhere me ujë (rreth gjysmë gote ujë), e cila duhet mbuluar me kapak, në mënyrë që procesi i zierjes të përshpejtohet dhe të ruhet përbërja e vitaminave.

Përgatitja e perimeve në furrën me mikrovalë është edhe një nga mënyrat e ruajtjes së përbërësve të dobishëm të perimeve. Duhet zier në enë speciale zjarrduruese, të mbuluar me kapak, me sasi minimale të ujit (disa lugë) dhe në kohë minimale (rreth 5 minuta).

Hulumtimet tregojnë se brokoli i përgatitura në këtë mënyrë humb madje 66 për qind të vlerave ushqyese, ndërsa me zierje në avull, kjo humbje është vetëm 11 për qind. /Telegrafi/