Kur e takoni një person të ri, duhen vetëm 7 sekonda (po pra, jo minuta – sekonda) për të vendosur nëse ndjehemi pozitiv apo jo rreth atij personi.
Natyrisht, kjo funksionon për dy palët.
Duke marrë parasysh këtë, pa dyshim se jeni paksa në stres nëse veç keni për ta takuar një person të ri së shpejti, transmeton Telegrafi.
Prandaj, Telegrafi ju sjellë dy mënyra, për të cilat ekspertët thonë se do ta bindni çdo person t’i pëlqeni brenda pak momenteve:
Kontakti me sy
Kontakti me sy është shenjë universale e vetëbesimit të lart dhe sinqeritetit. Duke marrë parasysh se më shumë se gjysma e komunikimit është vizual dhe jo verbal, duke e shikuar një person në sy ju do të ndikoni që t’i pëlqeni atij personi.
Buzëqeshja!
Përpiquni të dhuroni buzëqeshje të sinqerta gjatë një bisede. Njerëzit i mbajnë mend dhe u pëlqejnë njerëzit të cilët din t’i bëjnë të ndjehen mirë, e këtë e arrin buzëqeshja. /Telegrafi/