Site icon Telegrafi

Si t’i ndihmoni të bëhet nga dashnori i keq në dashnor më të mirë?

Zgjidhjen e këtij problemi e ofron seksologu Lee Padgett, transmeton Telegrafi.

Shumë shpejt përjeton orgazmën
Kujdesuni që ju ta merrni situatën në dorë dhe të caktoni ritmin e lëvizjeve. Gjatë kohës së seksit ju duhet të jeni sipër, andaj edhe zvogëlojeni pak ritmin.

Nuk mund të arrijë ereksionin
Shtoni stimulimin, domethënë më shumë punoni me dorë, me gojë por ju duhet pak lubrifikant. Nëse nuk arrini sukses, kaloni në ndonjë pjesë tjetër të trupit të tij, sepse e fundit që dëshironi të arrini është që të shtoni nervozizmin dhe pasigurinë e tij.

Puth keq
Më parë lehtë thithjani buzën e poshtme, pastaj putheni me gjuhë, pastaj buzët tuaja mbani në buzët e tij. Pastaj kërkoni që ai t’ju kopjojë juve, ndërkaq më vonë gjithë këtë e përfshini në puthje të përsosur.

Fle menjëherë pas seksit
Bëni dashuri apo praktikoni seks të shpejtë në kohën kur dini që nuk mund t’i lejoni vetes të bëni gjumë.

Anashkalon paralojën
Silluni ndaj tij si ndaj partnerit të vallëzimit, dhe shkoni me të në vendet në të cilat ju dëshironi. Prekeni në mënyrën me të cilën dëshironi që ai t’ju prekë, pastaj kërkoni që t’ju prekë edhe ai në të njëjtën mënyrë.

Nuk shfaq interesim për seks
Nëse dëshira e tij për seks ka ndryshuar, verifikoni nëse ka të bëjë me barnat të cilat i merr. Veç kësaj, nëse kohëve të fundit është në depresion apo nën stres, propozoni që të shkoni te terapeuti seksual. Mirëpo, nëse kurrë nuk ka qenë i interesuar për seks, mbase do të duhet të mendoni për lidhjen tuaj.

Është i mërzitshëm
Kur dëshironi të bëni dashuri herën tjetër, thoni t’i mbyllë sytë, kuturu hapni ndonjë fletë të librit dhe provoni ndonjë pozë, ndonjë lodër nga ajo fletë. Eksitimi me siguri nuk do të mungojë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version