Të bardhët e vesë
Përzieni një të bardhë të vesë me një lugë gjelle sheqer dhe gjysmë lugë gjelle pluhur mielli, transmeton Telegrafi.
Këta përbërës i përzieni derisa të krijohet një pastë dhe me të i bëni masazh këmbëve.
Pastaj, e lini pastën të thahet dhe lehtë e hiqni produktin nga lëkura.
Sheqer dhe limon
Edhe sheqeri edhe limoni kanë veti natyrale të heqjes së qimeve.
Sheqeri e shtreson lëkurën dhe e zbutë gjëndrën e qimeve, ndërsa vetitë e lëngut të limonit e zbusin lëkurën.
I përzieni 10 lugë gjelle ujë, dy lugë gjelle lëng limoni dhe dy lugë gjelle sheqer.
Sheqeri duhet që patjetër të tretet në ujë.
Produktin e fituar e aplikoni në këmbë dhe i bëni masazh këmbëve tuaja.
Pas 20 minutave i pastroni këmbët dhe procedurën e përsëritni dy herë në javë. /Telegrafi/