Antiperspirantët janë të mahnitshëm në luftën kundër djersës së padëshirueshme.
Sidoqoftë, ata mund të jenë shkaktarë i problemeve sepse lënë gjurmë në rrobat tona, transmeton Telegrafi.
Por mos u nxitoni t’i hidhni rrobat apo t’i dërgoni në pastrime kimike.
Kjo sepse njollat e antiperspirantit në rroba mund të hiqen në kushte shtëpie, vetëm me kripë.
Metoda me krip ndihmon në largimin e njollave të vjetra të cilat kanë mbetur në rrobat tuaja. Metoda është e sigurt dhe nuk i dëmton as rrobat e bardha, e as ato me ngjyrë.
Merrni pak kripë, lageni me ujë pjesën ku është njolla në rroba, dhe fërkojeni me kripë njollën.
Lëreni kripën të qëndrojë në rroba për 8-12 orë. Pastaj pastrojeni prapë, dhe shtoni më shumë kripë.
Pas kësaj metode, vendoseni rrobën në rrobalarëse dhe do të shihni se njolla është hequr! /Telegrafi/