Site icon Telegrafi

Si t’i bëni drejt ushtrimet galiç (Video)

Mënyra e jetës në pozitën ulur, ndikon posaçërisht në “dukje të keqe” të vitheve dhe këmbëve gjatë dimrit, prandaj duhet kushtuar kujdes aktiv, në mënyrë që deri në verë t’i formësojmë dhe t’i tendosim deri në perfeksion

Pos që na bëjnë që të dukemi shumë më mirë, treningu bën që të ndihemi edhe më mirë, prandaj vërtet nuk ka nevojë që të zvarrisim më shumë. Është koha të fillojmë që tani, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala për formësimin e këmbëve dhe vitheve, ushtrimet galiç përfundimisht janë më të efektshme. E vetmja gjë që vërtet është e rëndësishme, është kur ushtrimet galiç i bëni drejt dhe kur i bëni si duhet, pra mund t’i bëni kurdo dhe kudo qoftë.

Bërja e drejtë e ushtrimeve galiç përfshin gjithë pjesën e poshtme të trupit, gilcat dhe kuadricepsat.

Është me rëndësi që gjatë bërjes së ushtrimeve galiç të lëshoheni mjaftueshëm poshtë, shputat patjetër duhet të jenë të ndara në gjerësi të supeve tuaja, ndërkaq gjunjët duhet të jenë saktësisht mbi gishtat e këmbëve të tuaja.

Këtu mund ta shikoni si ta bëni drejt këtë ushtrim efikas dhe deri në verë t’i skalitni këmbët dhe vithet deri në perfeksion.

/Telegrafi/

Exit mobile version