Djersitja natën është problem me të cilin ballafaqohet shumica e njerëzve, posaçërisht gjatë verës për shkak të temperaturave të larta
Ekspertët zbulojnë se në çfarë mënyre mund t’i ndihmoni vetes, dhe të zvogëloni mundësinë që në mes të natës të zgjoheni të larë në djersë.
Në të vërtetë, siç theksohet, truku është që gjatë larjes së çarçafëve dhe pizhameve të mos përdorni zbutës të rrobave, transmeton Telegrafi.
Tani me siguri pyesni përse? Pra, fjala është se zbutësi zvogëlon mundësinë e atyre pëlhurave që të absorbojnë djersën.
“Zbutësin është mirë ta shmangni kur është vapë, sepse për shkak të tij gjithë natën do të flini në djersë”, thotë eksperti i industrisë për larje të rrobave, Deian Dimitrov.
Veç kësaj, materialet më ngadalë do të thahen, pra nuk është këndshëm të jenë të njoma.
Për gjumë më të mirë, përdorni vetëm detergjent për rroba, transmeton The Sun.
Shmangni zbutësin edhe kur i lani peshqirët.
Në të vërtetë, është konstatuar që edhe përdorimi i zbutësit në procesin e larjes së peshqirëve zvogëlon mundësinë e tyre të thithjes. /Telegrafi/