Site icon Telegrafi

Si të zieni Quinoa të përsosur

Quinoa është farë e cila quhet edhe pseudodrithë.

Tanita Axhanela
“BioHealth”
tel. 045 953 110

Lloji më i qasshëm te ne është ai me ngjyrë të verdhë, por ekzistojnë edhe lloje të tjera.

Ajo është e pasur me proteina, fibra, vitamina dhe minerale, ndërkaq, për dallim nga drithërat e vërteta, përmban të nëntë aminoacidet esenciale.

Nuk përmban gluten.

Këto cilësi që i ka e bëjnë ushqim të shkëlqyeshëm për të gjithë ata të cilët vuajnë nga sëmundja celiake.

Ndër efektet e saj të shumta shëruese në shëndetin janë edhe preventiva e sëmundjeve të sistemit të enëve të gjakut dhe diabetit.

Pos që është e shëndetshme, ajo është edhe shumë e shijshme. Kombinohet mirë me ushqimet e ndryshme, ndërkaq ju duhet të gjeni kombinimet që ju pëlqejnë.

Para se t’ju propozojmë disa syresh, po ju zbulojnë se si zihet quinoa e përsosur.

Përbërësit:

– quinoa e freskët (kur zihet, sasia e saj do të dyfishohet)
– dyfish ujë më shumë sesa quinoa e tharë
– një çerek luge kripë në një gotë quinoe

Më parë lani quinoen. Qiteni në kulluese rrjetë dhe shpëlajeni në ujë të rrjedhshëm së paku 30 sekonda dhe kullojeni mirë. Në këtë mënyrë eliminoni shijen natyrale të hidhur e cila krijohet në sipërfaqe të farës së quinoes.

Pastaj përzieni quinoen dhe ujin në tenxhere për pjekje. Prisni derisa përbërja të vlojë në zjarr të mesëm, pastaj ulni zjarrin që të zihet ngadalë. Le të zihet derisa të absorbojë tërë ujin, rreth 10 deri 20 minuta, varësisht nga sasia.

Gradualisht ulni zjarrin në të cilin zihet. Pastaj hiqeni tenxheren nga zjarri, mbulojeni me kapak dhe lëreni që ashtu të qëndrojë së paku 5 minuta.

Ky është veprimi sekret i cili do ta bëjë të mrekullueshëm.

Qitni erëza sipas dëshirës.

Mbetjet e quinos së zier dhe të ftohur në këtë mënyrë mund të qëndrojnë në frigorifer 4 deri në 5 ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version