T’i shikosh vrapuesit elitë vërtet se është diçka e mahnitshme. Gjatë një maratone, ata duken sikurse janë duke ecur mbi beton, kur në të vërtetë ata janë duke e mbajtur një ritëm prej 1.3 km për 6 minuta, dhe këtë ritëm duhet ta mbajnë mbi 30 kilometra.
Por, ky ritëm vlen vetëm për ata që vrapojnë në distanca shumë të gjata – shikojeni një sprinter që synon të thyejë rekordin botëror dhe do t’ju bëjë të mendoni se njeriu mund të garojë edhe me vetura, transmeton Telegrafi.
Për momentin, njeriu më i shpejtë në botë është Usain Bolt, i cili mund t’i vrapojë rreth 45 kilometra për 1 orë.
Bolt e mban rekordin për vrapim të shpejt 100-metërsh, me një kohë prej 9.58 sekondave.
Sa i përket gjinisë femërore, Florence Griffith-Joyner mban rekordin për vrapim të shpejtë 100-metërsh me një kohë prej 10.49 sekondave.
Por, pavarësisht kush e mban vendin e parë, me siguri se gjëja e parë që ju vjen ndërmend kur shihni një njeri duke vrapuar aq shpejt është: si mund ta bëjnë këtë? Si mundet një njeri të jetë kaq i shpejt?
Çfarë ju nevojitet për të vrapuar super shpejt?
Normalisht që atletët elitë nuk shfaqen në Lojëra Olimpike pa ushtruar tejet mirë. Por, ata kanë edhe gjenetikën e cila funksionon në favor të tyre.
Për të vrapuar në shpejtësinë që vrapojnë shumica e sprinterëve elitë, juve ju nevojitet një sasi e caktuar e tipit II dhe IIX të fibrave muskulorë – që janë përgjegjës për lëvizje të shpejta e të fuqishme.
P.sh. Usain Bolt ka një përqindje më të lartë të fibrave II dhe IIx, por ka vrapues që kanë më shumë fibra të tipit I dhe kjo nënkupton se ata kanë lindur për të vrapuar fuqishëm për periudha më të gjata.
Pra, a duhet të ushtroni për të vrapuar shpejt apo duhet të hiqni dorë?
Ju sigurisht se mund të stërviteni për një vrapim të shpejtë, por nuk mund të thyeni rekorde botërore për shkak se ADN-ja juaj nuk është programuar për sukses!
Lëvizjet e forcës (squats duke kërcyer dhe pliometrikat tjera) dhe ato të fuqisë janë të rëndësishme për ata që aspirojnë shpejtësinë – megjithëse edhe ushtrimet kardio ndihmojnë.
Kur është fjala për fuqi, shumica e sprinterëve përqendrohen në maksimizimin e forcës së muskujve glute.
Me një forcë më të mirë të vitheve vjen një fokus në aktivizimin e muskujve dhe në formë më të fuqishme të vrapimit.
A ka limit se sa shpejt mund të vrapojnë njerëzit?
Sipas një studimi të vitit 2010, po, ka një limit. Për shkak të forcës së fibrave muskulorë, duket se 64km/h është shpejtësia më e madhe e vrapimit që njeriu mund ta arrijë. /Telegrafi/