Telegrafi

Si të shtoni disa vite të shëndetshme në jetën tuaj

Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rëndohet dhe duhet treguar kujdes për shëndetin dhe fizikun. Por të ecësh, kërcesh, të merresh me aktivitete fizike është pozitive për shëndetin. Është provuar shkencërisht se aktiviteti fizik dhe ai psikologjik, sjell si rezultat edhe një gjendje fizike e mendore të shkëlqyer. Po ashtu një fakt tepër i rëndësishëm është kujdesi për dietën e përditshme, ushqimet e zgjedhura dhe të pasura me elementet e nevojshme ushqimore. Disa prej nxitësve dhe faktorëve që ndikojnë në një jetë të shëndetshme janë të njohur, ashtu siç njihen edhe faktorët negativë siç janë alkooli, duhani, drogat, ushqimet e papërpunuara mirë, etj. Pas studimeve të ndryshme revista “PsychologyToday” ka publikuar gjashtë veprime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor e si rrjedhim edhe në atë fizik.

Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike
Një gjendje e shëndetshme fizike ushqehet padyshim nga një aktivitet i rregullt fizik. Një shëtitje në mbasdite, një vrap i lehtë, marrja me aktivitete të ndryshme fizike, vallëzimi, baleti, ndikojnë për një status të shëndetshëm fizik, duke të larguar nga jeta monotone dhe sedentare. Kjo gjendje fizike ju ndihmon që t’i jepni jetës suaj me tepër vitalitet dhe gjallëri duke mos rënë pre e rrudhave dhe e plakjes.

Të flasësh në gjuhë të ndryshme
Përdorimi i gjuhëve të ndryshme aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe Sistemit Qendror Nervor. Përdorimi i gjuhëve të ndryshme shmang për rreth 4 vjet mundësinë e sklerozës. Bilinguizmi përfshin enët e gjakut në tru dhe sistemin nervor. Studimet e hershme por edhe ato të mëvonshme të realizuara nga të njëjtët specialistë treguan sesi përdorimi i gjuhëve të ndryshme i bën jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit më të vëmendshëm dhe vigjilentë.

Përdorimi i rrushit të kuq
Vete elementet ushqyese të gjendur te rrushi i kuq dhe vera e kuqe veprojnë në të njëjtën mënyrë si kaloritë dhe përbërësit e tjerë organikë. Përbërësit e gjendur të rrushi i kuq aktivizohen më enzimat të cilat normalizojnë sistemin metabolik dhe riparojnë dëmet e shkaktuara në organizëm nga niveli i lartë i kalorive.

Jetesa në mal
Të ngjitesh drejt lartësive dhe të kalosh ditë të qeta aty jo vetëm që është një relaks i vërtetë për edhe mjaft i dobishëm për rrugët e frymëmarrjes. Në lartësi mundësia për t’u furnizuar organizmi me oksigjen të pastër është më e madhe duke ndikuar pozitivisht në punën e zemrës, presionin e gjakut dhe aparatin e frymëmarrjes, duke ndikuar për një jetë më të gjatë e të shëndetshme.

Martesa e lumtur
Të kesh në krah një partner që të lumturon me praninë e tij të zgjat disa vite jetë. Është provuar shkencërisht se një martesë e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sëmundjet mendore.

Miqtë e mirë
Një familje e vogël është simbol i qetësisë, sepse shmang zhurmat, lëvizjet. Por të kesh miq është efekti më pozitiv relaksues. Prania e miqve të mban larg duhanit alkoolit, të këshillon, ndihmon etj. duke mos lejuar të biesh pre e stresit apo sëmundje /Telegrafi/