Të gjithë kanë nevojë për pak romancë. Ndaj është koha të zbulosh anën tënde të ndjeshme, sensuale dhe romantike në mënyrë që të shpërblehesh nga rezultati
Vendos të gjithë krijimtarinë tënde dhe kështu do t’i vërtetosh bashkëshortit (por edhe vetes) se të intereson më shumë seç duket vendi ku kaloni kohë bashkë.
Si fillim të duhet vetëm pak imagjinatë. Imagjino të gjitha ngjyrat, pamjet dhe aromat që ju pëlqejnë të dyve. Frymëzohu nga hotelet luksoze, por edhe nga këshillat që do të të japim më poshtë.
Sa më pak, aq më mirë
Jo rroba jo. Sende brenda në dhomën e gjumit. Siç do shikoni dhe më poshtë, gjerat e duhura në vendin e duhur.
Jastëkë… shumë jastëkë
Zbukuro krevatin më jastëkë të çdo madhësie, ngjyre dhe materiali që të krijosh idenë e një loje. Lufta me jastëkë ka lezetin e saj.
S’ka më televizor
Ose edhe nëse ka, hiqe nga priza. Televizor për një mashkull do të thotë ndeshje futbolli. Kështu që s’ka pse të prishni netët tuaja romantike për një ndeshje. Sa për filmat, ata mund t’i shijoni në sallon. Përfundimi: JO televizor në dhomën e gjumit.
Muzika ju sjell më afër
Përderisa do largoni televizorin nga dhoma e gjumit, çfarë na mbetet? Radio ose MP3. Është vërtetuar shkencërisht se muzika vë në lëvizje pjesë të ndryshme të trurit, sipas llojit të saj. Ajo që ne ju sugjerojmë është muzikë Lounge ose Jazz në sfond. Kot s’i kanë thënë: Muzika është ushqim i dashurisë.
Çarçafët… diçka ndryshe
Çfarë është ajo që e bën një krevat të duket më luksoz? Natyrisht që çarçafët e mëndafshtë. Cilësia, ngjyrat dhe nuancat e veçanta të ofrojnë një ndjesi ndryshe.
Ndriçim atmosferik
Flaka e qirinjve ndez edhe flakën e romantizmit. Në cepat e dhomës krijo kombinime me qirinj aromatik, shkruan Class.
Një foto sa një mijë fjalë
Vendos në mur piktura ose fotografi, të cilat përmbajnë zemra rozë dhe të kuqe, buzë të kuqe dhe çdo gjë tjetër që të duket romantike dhe sensuale. Çdo dashuri ka nevojë për nënkuptime erotike.
Pasqyroni dashurinë tuaj
Pasqyrat në dhomën e gjumit ndihmojnë për të krijuar një atmosferë romantike. Nuk është nevoja ta vendosësh në tavan. Sugjerohet një vend strategjik dhe afër pasqyrës qirinj ose llamba shumëngjyrëshe për një efekt romantik. /Telegrafi/