Qentë nuk janë të prirur natyrshëm që të sulmojnë njerëzit nëse nuk ndiejnë kërcënim për veten, tufën ose territorin e tyre. Megjithatë, situata të caktuara, përfshirë këtu edhe pronarët e papërgjegjshëm, mund të na përballin me një sulm nga qentë agresivë
Nëse përballeni me një qen agresiv, gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend është kjo: Qëndroni të qetë. Mos u dorëzoni nga frika ose ankthi dhe mos filloni të bërtisni, vraponi ose të shkelmoni qenin. Nëse qëndroni të qetë, rrisni mundësitë që qeni të qetësohet dhe të largohet.
Gjithashtu shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë në sy me një qen agresiv. Qëndroni pak anash duke e parë qenin me bishtin e syrit. Nëse jeni rrëzuar, mblidhuni dhe qëndroni ashtu.
Pasi vini re se ai është qetësuar disi, mundohuni të krijoni hapësirën tuaj. Nëse keni diçka në dorë, si shkop ose çadër, vendoseni para vetes për t’u dukur më i madh se qeni. Kjo i tregon qenit hapësirën tuaj. Kur qeni e kupton që ju nuk po e kërcënoni atë – dhe nuk kërcënoheni prej tij – ai ndoshta do të humbasë interesin dhe situata do të qetësohet.
Fatkeqësisht, ky proces nuk është gjithmonë i mundur. Disa njerëz, si vrapuesit, sulmohen para se të kenë një mundësi për ta shmangur sulmin.
Në të tilla raste, nëse keni me vete diçka që mund të shërbejë si linjë e parë mbrojtëse, si triko, çantë, shkop etj., hiqeni dhe përdoreni. Çdo gjë që mund të shërbejë si shpërqendrim, si këpucët, përdoreni.
Në të gjitha rastet, mos harroni të mbroni fytyrën, gjoksin dhe fytin. Mbajini duart e mbledhura grusht për të mbrojtur gishtat.
Nëse ju kafshon, rezistojini instinktit natyror duke u përpjekur ta tërhiqni. Kjo thjesht do të përkeqësojë dëmtimin.
Nëse sulmi përshkallëzon, mos harroni që qeni ka vetëm një gojë, por ju keni dy duar. Përpiquni të menaxhoni situatën dhe kapni këmbët e pasme të qenit dhe ngrijini nga toka.