Site icon Telegrafi

Si të ruani elegancën tuaj me kalimin e kohës

A keni menduar ndonjëherë se fajin mund ta kenë vetëm 100 kalori? Mjaft prej jush mund të habiten me faktin se 100 kalori mund të shëndoshin. Një sasi mjaft e vogël ushqimi mbi atë normale, si p.sh. një fetë bukë më tepër në ditë, mund të ndikojnë në një rritje të ngadaltë, por konstante të peshës suaj.

Kërkime shkencore kanë provuar se duke ngrënë pak më pak se sasia normale, ndikon në marrjen e 1-1/2 kg në vit. Kjo do të thotë se në 10 vjet mund të keni marrë 10-15 kg me tepër. Për të evituar këto rezultate të padëshiruara është mjaft e lehtë. Hiqni vetëm 100 kalori nga rutina juaj ushqimore e përditshme dhe ruani kështu siluetën tuaj në çdo moshë.

Ndiqni këshillat e mëposhtme për të hequr këto 100 kalori nga ushqimi juaj:
* Preferoni një tost në vend të sandviçit.
* Preferoni një picë me djathë, por pa sallam.
* Nëse e pini kafenë me qumësht të zakonshëm, zëvendësojeni atë qumësht ‘light’.
* Hiqni lëkurën nga pula e pjekur.
* Shoqërojeni mishin e pjekur me sallatë në vend të patateve.
* Kur dilni jashtë në lokale, preferoni 1 pije alkoolike në vend të dy apo tri pijeve.

/Telegrafi/

Exit mobile version