Opsionet sulmuese për Ole Gunnar Solskjaer, tashmë janë të shumta, pasi Cristiano Ronaldo do të zbarkojë në Manchester United.
Kapiteni i Portugalisë do të bëjë kthimin e tij të shumëpritur, por njëherë duket t’i mbyll testet mjekësore dhe të marr vizë për Angli.
Ronaldo është një lojtar shumë i ndryshëm nga ai që ishte në vitin 2009 kur u largua nga klubi për te Real Madridi.
Ai ishte yll me Sir Alex Fergusonin, duke fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2008 si dhe titullin e Ligës Premier në tre sezone radhazi.
Partneriteti i tij me Wayne Rooney dhe Carlos Tevez në vitin 2007-08 në veçanti ishte shkatërrues, ku Ronaldo u rreshtua kryesisht nga e djathta.
Në United, pjesa më e madhe e punës në krahë do të kryhet nga lojtarë më të rinj si Marcus Rashford – i cili e ka idhull Ronaldon, si dhe lojtar i ri i ardhshëm – Jadon Sancho.
Ardhja e Ronaldos mund të ul minutat për Anthony Martial.
Por si do të rreshtohet United me Ronaldon?
Ronaldo sjell atë aftësi për të udhëhequr vijën e parë në një formacion shumë të fortë fortë që Solskjaer do ta ketë në dispozicion.
Aty ka emra si Ronaldon në krye, por pas tij yje më të rinj si Paul Pogba, Bruno Fernandes dhe Jadon Sancho.
Pasi Rashord është duke u rikuperuar nga lëndimi, atëherë me rikthimin e tij formacionet mund të ndryshojnë.
Edhe mbrojtja duket më e ekuilibruar, pasi që para David de Geas, do të ketë emra si Luke Shaw, Harry Maguirre, Raphael Varane dhe Aron Wan-Bissaka.
Pastaj edhe me lojtarët e tjerë që ka në dispozicion, si Edinson Cavani, Nemanja Matic, Fred, McTominay, Mason Greenëood, Alex Talles dhe Dalot, trajneri mund të luajë me disa formacione të ndryshime.
Më poshtë i gjeni disa nga formacionet nga ai 4-2-3-1, deri te ata, 4-3-3, 4-4-2 dhe 3-5-2, që mund të luajë Solskjaer te Manchester United këtë sezon.
/Telegrafi/