Telegrafi

Si të relaksoheni për 10 minuta?

Në mënyrë që ta provoni meditimin gjatë ecjes, para se të filloni të ecni, kushtoni vëmendje asaj sesi ndiheni fizikisht, a e keni trupin e plogësht, të ngurtësuar, apo të relaksuar. Pas kësaj shikoni me vëmendje gjithçka rreth vetes: njerëzit, pemët, vitrinat, e më pas filloni që të dëgjoni zërat më me vëmendje. Por, mos mendoni tepër rreth tyre. Më pas përqendrohuni në aromat, pastaj në ngrohtësinë e diellit, apo në atë sesi e prekni tokën me këmbë. Në fund përqendrohuni në ritmin e hapave, sidomos nëse ju ka fluturuar mendja dhe keni filluar që të mendoni rreth brengave të përditshme.

Nëse këtë ushtrim e bëni shpesh, do ta arrini ekuilibrin më të mirë të trupit dhe shpirtit, gjë që ju ndihmon që të qetësoheni sa herë që të jeni të tendosur dhe të shqetësuar.

Përpos që zvogëlon stresin, meditimi i përditshëm përmirëson edhe kujtesën dhe përqendrimin. Pasi që të meditoni mund të merrni vendime më të mira si personale, po ashtu edhe profesionale.
/Telegrafi/