Site icon Telegrafi

Si të reagoni nëse nuk ndjeheni njëjtë?

Injorojeni!
Rregulla më e rëndësishme që duhet të ndiqni kur ai ju tregon se nuk ju pëlqen, në të njëjtën mënyrë si ju atë, është injorimi. Ju duhet të siguroheni se do të harroni që ai ekziston. Më e keqja që mund të bëni është të provoni t’i flisni përsëri. Kjo duhet të zgjasë për një kohë të gjatë.

Mos flirtoni!
Nëse jeni duke e pëlqyer një person të cilit ju nuk i pëlqeni, flirtimi duhet të eliminohet plotësisht. Nëse e bëni atë, ai do të mendojë se ju jeni shumë e lirë për të. Prandaj, duhet të mbani gjuhën e trupit nën kontroll, duke përfshirë edhe prekjet dhe buzëqeshjet.

Tregojini për miqtë!
E vërteta e hidhur është se meshkujt ndikohen shumë nga mendimi i meshkujve të tjerë për ju. Cikli i tyre i jetës varet nga kontakti mes tyre në lidhje me femrat. Nëse njërit i pëlqeni ju, ai do të flasë me tjetrin dhe do t’i tregojë për ju, i cili do t’i tregojë edhe tjetrit dhe pas një kohe të gjithë do të jenë duke folur për ju.

Ndihuni mirë!
Natyrisht se askujt nuk i pëlqen refuzimi. Mendimi i parë që na vjen ndërmend është që ‘nuk jam e mjaftueshme’. Ju duhet të pëlqeni veten nuk mund t’ju pëlqejë as ai. Ndihuni mirë dhe merruni me gjëra që ua largojnë mendjen nga ai. /Telegrafi/
 

Exit mobile version