Telegrafi

Si të qëndroni të motivuar me programin e ecjes?

Kërkoni prej anëtarëve të familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të bashkohen me ju. Bashkohuni me ndonjë grup ose klub, ose shëtisni qenin çdo ditë.

* Blej një pedometër (matës të hapave) në ndonjë shitore të mirë sportive. Vendoseni çdo ditë dhe numëroni hapat. Herën e parë numëroni sa hapa bëni normalisht gjatë ditës. Caktoni qëllim vetes për rritjen e numrit çdo ditë ose javë. Tento të fillosh me një rritje nga 2 000 hapa në ditë, dhe ngadalë rriti në 10 000.
* Ftoi të tjerët të bashkohen me ju dhe caktoni qëllime në grup.
* Ec kudo që të mundesh. Në vend të qëndrimit para TV-së ose të dalësh për të ngrënë, dil për të ecur.
* Nëse koha është e keqe, mbath disa këpucë të rehatshme dhe ec disa xhiro brenda.
* Ec deri tek shitorja ushqimore, te vizitat mjekësore, puna, shkolla ose zonat për shoping.
* Ec nëpër fqinj ose nëpër park.
* Shënoi ecjet në kalendarin tuaj ditor. Shëtisni rregullisht.
* Mbathni këpucë dhe çorape komforte që mbrojnë këmbët tuaja.
* Pi ujë të mjaftueshëm. Merr një shishe me ujë me vete gjatë ecjes.
* Sigurohuni dhe njihni njerëzit që keni rreth e rrotull. Ecni në vende mirë të ndriçuara, të vende të sigurta. Mbani telefon mobil me veti për rast emergjence.
* Planifikoni shëtitje familjare për të ecur së bashku. Të qenit fizikisht aktiv me fëmijët paraqet një shembull të cilin ata do ta ndjekin kur të rriten. /Telegrafi/