Site icon Telegrafi

Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime

Ne vazhdimisht kemi pastruar rrobat, madje mund të jemi bërë edhe ekspertë në këtë aspekt; por sa ju ka shkuar në mendje të pastroni vetë lavatriçen?

Kemi pikëpyetje të mëdha se si duhet ta bëjmë këtë, kështu i adresohemi këshillave në internet, ose pyesim dikë që ka njohuri.

Megjithatë, për t’jua lehtësuar më shumë juve, një përdoruese në TikTok ka ndarë metodën se si duhet ta bëni.

Në parim duket tejet e thjeshtë dhe me shumë mundësi mund t’ia dilni edhe ju.

@carolina.mccauleyGiving my washing machine the deep clean it deserves! 🧼✨ Regular maintenance like this ensures it stays efficient and fresh for every load. Did you know a clean washing machine helps prevent odors and extends its life? What’s your go-to deep-cleaning tip?

♬ luther – Kendrick Lamar & SZA

Krejt çfarë duhet të bëni është të vendosni një filxhan uthull të bardhë në kazanin e makinës larëse e po ashtu edhe gjysmë filxhani sodë buke.

Në vendin ku vendosni zakonisht detergjentin për larje, vendosni një filxhan uthull të bardhë.

Vendoseni lavatriçen në cikël të shkurtë të larjes por të shpejtë. Ripërsëriteni procesin çdo muaj.

Në vetëm pak ditë, videoja u shikua në TikTok mbi 341 mijë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version