Telegrafi

Si të pastrohet jeta nga ish i dashuri

istock

Porositë

Në vend që të jetosh me të kaluarën dhe të pyesësh se ku ju kanë shkuar keq punët, thjesht fshij të gjitha porositë të cilat të kthejnë në një kohë e cila tashmë është e kaluar. Leximi i porosive të tij nga koha kur akoma përpiqej të të bënte për vete do të krijojë iluzionin që çdo gjë mund të kthehet, gjë që shumë shpesh nuk është e realizueshme.

Rrjetet sociale

Pos fshehjes së profilit të tij, krejtësisht në rregull është që t’i fshish të gjitha porositë nga inboxi, sepse ajo që vlen për celularin, vlen edhe për rrjetet shoqërore, transmeton Telegrafi.

Fotot

I ke në celular, në Facebook, Instagram, në tavolinë… Çdoherë kur t’i shikosh fotot e tij, nuk do të ndjehesh edhe aq mirë, andaj më mirë është që t’i eliminosh. Do të ishte mirë që t’i largosh nga vetja.

Lexo po ashtu Miqësia me ish të dashurin: Përse nuk është fare ide e mirë!

Dhuratat

Nëse nuk mund t’i hedhësh, vendosi diku ku nuk do të mund t’i shikosh çdo ditë. Nëse ish i dashuri ka qenë idiot, merr një qese të bërllokut dhe të gjitha futi brenda: Do ta kesh më të lehtë, sepse do të kesh ndjenjën që po “qëron hesapet” me të kaluarën dhe kështu nuk do t’i kesh dhuratat të cilat do të ta përkujtonin lidhjen e keqe. /Telegrafi/