Shtëpiza e vogël e vendosur mu në mes të malit është e mjaftueshme për dy adhurues të ajrit të pastër dhe të qiellit me yje
Këtë mini-vepër klasike arkitektonike e ka shpikur dhe brenda dy javësh e ka ndërtuar disenjatori Robin Falck.
Shtëpizën e vogël në mal disenjatori Robin Falck e ka quajtur “Nido”, që në italisht do të thotë strofull, transmeton Telegrafi.
Kjo vepër vërtet arkitektonike, e vendosur në mes të malit, u ofron rehati të mjaftueshme adhuruesve të vërtetë të natyrës.
Tarraca afër shtëpizës është më e madhe se sipërfaqja e shtëpizës, ndërkaq natën ofron pamje të mrekullueshme në qiellin me yje
Vetvetiu, shtëpiza ka marrë dritën e vlefshme ditore dhe u ka ofruar mirëseardhje natyrës në të cilën është vendosur.
Disenjatori Robin Falck ëndrrën e vet arkitektonike për shtëpizën në natyrë e ka realizuar në vepër vetëm për dy javë.
Shikojeni në galerinë e fotografive të mini-kolibeve, strofull për dy veta në zemër të natyrës. /Telegrafi/