FIFA ka vendosur që të rrit numrin e kombëtareve në botërorin e vitit 2026.
Në këtë kampionat do të marrin pjesë 48 kombëtare prej anembanë botës.
Por, shtrohet pyetja se si do të ndahen ekipet në grupe dhe cilat do të kalojnë në fazën pas grupore, transmeton Telegrafi.
Kombëtaret do të ndahen në 16 grupe me nga tre ekipe në secilin grup.
E prej këtyre grupeve do të dalin dy të parat që do të përbëjnë 32 ekipeve për të zbuluar në fund kampionin.
Aktualisht për Kupën e Botës prej Evropës marrin pjesë 13 kombëtare. Afrika me pesë kombëtare, Azia dhe Amerika Jugut me katër sosh ndërsa Oqeania me tre kombëtare. Dhe tre prej kualifikimeve mes kontinenteve të ndryshme. /Telegrafi/