Site icon Telegrafi

Si të marrim vendime të vështira?

Vendimet, apo thënë më mirë mungesa e marrjes së vendimeve, janë ajo që na mbajnë mbrapa në jetë.

Shpeshherë, kur rëndësia e vendimeve tona është më e madhe, ne shqetësohemi dhe hezitojmë të bëjmë zgjidhje të shpejta.

Në cilën shkollë të vendosë të shkoj? Çfarë të studioj? Ku të jetoj?

Sidoqoftë, vendimet më të mira nuk do të thotë që janë ato merren më ngadalë, për arsye se tani ka shumë strategji se si të bëni zgjedhjen e duhur.

Kurdo që keni për të marrë një vendim që ka rëndësi për ju, këta janë hapat që duhet të merrni:

1. Uluni dhe shkruani në një listë të gjitha zgjidhjet e mundshme që keni përpara.

2. Shkruani të gjitha kriteret nga të cilat ju do ta vlerësoni atë vendim. Për shembull, nëse është një zgjidhje që ka të bëjë me universitetin tuaj dhe ku doni të studioni, kriteret duhet të jenë diçka si:

• Sa shumë do të mësoj?

• Sa është e vlefshme kjo diplomë?

• Sa shumë do më kushtojë?

• Sa shumë kohë do të më marrë për javë? etj. 

3. Vlerësoni opsionet në bazë të kritereve të cilat ju vendosni. Si praktikë e zakonshme është vlerësimi nga 1 deri në 5, ku 1 është nota më e vogël dhe 5 nota më e lartë.

Keni parasysh edhe vlerësimin e kritereve të ndryshme, si për shembull fakti që ndoshta kostoja e universitetit ka më shumë rëndësi për juve sesa sa kohë që do ju marrë për javë.

Në fund, gjithmonë është mirë të mos nxitoni, dhe para se të merrni vendim të flisni për vendimin tuaj me njerëzit opinionin e të cilëve ju respektoni dhe të cilët kanë eksperiencë në fushën që ju doni të zgjidhni.

Ky është model i cili funksionon edhe për personat më të suksesshëm në botë! Warren Buffett, një nga investitorët më të mençur në botë dhe numër 3 në listën e miliarderëve të botës, i ka dhënë këshilla të ngjashme pilotit të tij për të gjetur pasionin e tij. Mike Flint, piloti në fjalë, po i tregonte Warren Buffett se ai kishte shumë gjëra të cilat donte t’i bënte në karrierën e tij por nuk dinte cilin qëllim ta zgjidhte.

Buffett i tha se ai fillimisht duhet të bëjë një listë me 25 qëllime të cilat i ka, dhe të zgjedhë vetëm 5 për t’u përqendruar në to.

Pastaj, i tha që t’i shpërfill të gjitha ato 20 qëllime, dhe të fokusohej vetëm në arritjen e 5 qëllimeve të cilat ka përzgjedhur, dhe as të mos i shikoj të tjerat derisa t’i përfundon ato 5 kryesoret. Kjo është sepse ne kemi fokus dhe energji të limituar, dhe ne duhet t’i vendosim ato në gjërat të cilat ne shqetësohemi dhe të cilat kanë më së shumti rëndësi për ne.

Ky artikull u shkrua nga “4-H Kosova”, organizatë rinore globale për aftësimin e të rinjve si ndryshimtarë dhe liderë të së ardhmes. Për të mësuar më shumë për tema si këto dhe punën e tyre, ndiqni në Facebook dhe Instagram.

Exit mobile version