Site icon Telegrafi

Si të marrësh gjithnjë atë që do në një lidhje!

Askush nuk dëshiron të etiketohet si ‘nevojtar’ në një lidhje. Tingëllon si një emërtim i dëshpëruar, por, fundja, kemi nevojë për vëmendje, për më shumë seks, kemi nevojë që mamaja e partnerit të mos na dërgojë pafund recetat e preferuara të djalit të saj.

Në çdo raport, qoftë ai me miq, të dashur, familjarë, apo kolegë në punë, kemi të drejtë të kërkojmë atë që duam. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën si e kërkon.

Nëse prekesh shpejt dhe fillon të qash sa hap gojën, je tepër e ndjeshme. Bëji kërkesat me qetësi, ji e lirshme dhe kështu do të jesh një grua e rritur! Ja si të silleni pa u treguar shumë luftarake dhe duke i dhënë partnerit tuaj vendin që meriton.

Kupto çfarë do në të vërtetë
Disa prej nesh duan deklarata dashurie, disa të tjerë surpriza ose më shumë takime intime. Çfarëdo qoftë, pyet veten dhe përpiqu ta kuptosh çfarë është.

Mos hezito për asnjë moment të ndash shqetësimet e tua me partnerin, ndryshe nuk do jesh asnjëherë plotësisht e lumtur në lidhjen tënde.

Ji e sinqertë dhe e hapur
Duhet të dish t’i komunikosh me hijeshi nevojat e tua. Nëse i dashuri yt është gjatë gjithë kohës në punë dhe nuk gjen kohën për të dërguar të paktën një mesazh flirtues, të shprehë dashurinë që ndjen për ty, ose thjesht të shkruajë diçka që i vjen në mendje, duhet t’ia bësh të ditur.

Mund të marrësh një përgjigje negative dhe ky është momenti që duhet të pyesësh veten nëse ia vlejnë këto sakrifica, në të njëjtën kohë të rivlerësosh nevojat e tua. Por, partneri yt mund të tregohet i kuptueshëm dhe të ndryshojë, duke e bërë më të bukur lidhjen tuaj.

Mëso të plotësosh nevojat e tua
Vetë-mbështetja është fjalë e fortë dhe shumë e brishtë njëkohësisht, shkruan Anabel. Aftësia për të njohur veten mjaftueshëm sa për të plotësuar nevojat e tua, argëtimin, të gjesh përgjigjet e duhura, një balancë të brendshme, është shumë e bukur.

Lidhjet romantike, por jo vetëm, na plotësojnë jetën në shumë aspekte, por mos e nënvlerësoni pushtetin e vetë-mbështetjes. Dil vetëm dhe shiko një film. Një person tjetër mund të të ledhatojë shpinën, por zemra dhe mendja jote, mund të kujdesen për shumë më shumë se aq. /Telegrafi/

Exit mobile version