Në fakt, gjiganti amerikan i teknologjisë ka prezantuar një tipar të ri të quajtur Data Saver, i cili iu kushtohet atyre që duan të kursejnë pakot e tyre të internetit në mobil dhe të shpenzojnë më pak.
Por tani me konkurrencën e re që po i vjen nga Opera me sa duket Google i ka shtuar përpjekjet e saj për realizimin e plotë të iniciativës së saj për kompresimin e të dhënave.
Dje gjatë ditës Google ka thënë se Chrome Data Saver Mode tashmë është përditësuar në Android dhe se me këtë veprim, rreth 70 për qind e konsumit të të dhënave në pajisje mobile do të zvogëlohen.
Prandaj të gjithë ju që e keni shfletuesin e Google, Chrome në pajijsen tuaj mobile, përditësojeni atë në versionin e ri për të kursyer internet. (Telegrafi)