Site icon Telegrafi

Si të keni marrëdhënie të mirë seksuale

Pasi të keni caktuar një takim intim me gjininë e bukur, ndërsa qëllimi juaj është arritja e kënaqësisë së ndërsjellë në krevat, rekomandohet se duhet të jeni të gatshëm për hapin përvetësues. Mos lejoni që ajo të humb interesin për shkak të flokëve me yndyrë, erës së keqe nga goja ose bluzës së palarë.                         

Edhe pse shumica e femrave pëlqejnë të veshin bluza pa krahë dhe teshat e cekëta, megjithatë ato nuk ndjehen mirë me lëkurën e tyre të zhveshur plotësisht. Prandaj, mos insistoni të keni shumë dritë në dhomë, drita e zvogëluar është më romantike dhe më e pranueshme.

Në krevat duhet të jeni xhentëlmen i vërteti dhe mos provoni skena nga filmat pornografik se do të ishte e turpshme.

Duhet të keni kujdes se femrat nuk mbajnë “udhërrëfyes për përdorim”. Nuk do të reagojnë të gjitha njësoj, prandaj duhet të zbuloni preferencat e saj.

Hulumtimet kanë treguar se femrave u nevojitet më shumë kohë se meshkujve për të hyrë në procesin e marrëdhënieve seksuale, prandaj provoni të jeni më të durueshëm dhe i kushtoni rëndësi trupit të saj.

Nëse jeni atletik, në krevat duhet ta harroni këtë gjë. Ndryshimi i shpeshtë i pozitave dhe maratona nën çarçaf, për partneren mund të jenë të pakëndshme dhe të dhimbshme.

Exit mobile version