Telegrafi

Si të jetosh me një bukurosh?

Nisim nga fillimi. Objekti i dëshiruar është vetëm një fantazi që ju duket i paarritshëm apo është në krahun tuaj? Në rastin e parë, nëse ai nuk tregon entuziazëm ndaj një propozimi për t’u njohur më nga afër, është më mirë që të mos humbni kohë. E kotë të mërziteni nga indiferenca e tij dhe të mendoni se humbët nga krahasimi për shkak të bukurisë. Atij i intereson bukuria e vet dhe jo e juaja.

Problemi është një tjetër: nëse bukuroshi nuk tregon as interesim më të vogël, ka shumë mundësi që të jetë impenjuar në një histori tjetër dhe nuk është tipi që vdes nga dëshira për t’i ndërruar vajzat apo për ekstra aventura. Ai që fëmijë përballet me sulmet femërore, dhe përveçse nuk ka nevojë për të konfirmuar bukurinë e tij për të koleksionuar femra, mbrohet nga pjesa më e madhe, prej tyre duke u bërë i paprekshëm me historinë e tij zyrtare.

Marrim në konsideratë rastin që keni fatin (apo fatkeqësinë) që të keni një bukurosh në krahun tuaj. Mund të bëhet fjalë për një aventurë dhe atëherë, pse të hiqni dorë nga një kënaqësi e shkurtër por që nuk ndodh çdo ditë? Ose ndoshta ky, mund të jetë një përjashtim, vlerat dhe rëndësia e të cilit shkojnë përtej narcizmit dhe problemi që është më kryesor është të arrijmë ta mbajmë gjithnjë për vete.

Si në një film

Në filmin "Ju prezantoj Joe Black", një Brad Pitt fantastik, ulet në tavolinën e protagonistes, simpatike, por jo shumë të bukur, duke i treguar që është në kërkim të një shoqeje. A është e mundur në jetën e përditshme një gjë e tillë? Sigurisht, pasi meshkujt bukuroshë (njëlloj si femrat e bukura), krijojnë rreth vetes një aureolë të tillë bukurie që shpesh të tjerët nuk guxojnë ta kalojnë dhe e lënë me aq.

Nëse votoni për të shëmtuarit sepse ju duken të sigurt, por jeni të tërhequra nga bukuria që u emocionon deri në pikën që ju bën të prekshme, do t’ju ndodhë herët a vonë të dashuroheni në ndonjë bukurosh. Dhe nëse ai ju përgjigjet, e jetoni këtë raport me kënaqësi, gëzim dhe pa frikë.

Takimi me bukurinë, për atë që e vlerëson, është një emocion shumë i fortë që të çorodit, që josh pa limite. Po, duhet t’u mjaftojë, pa menduar "përgjithnjë", megjithëse ka shumë gjëra kundër. Burri i bukur është shpesh melankolik, sepse ndjen efektin prekës të pamjes së tij, dyshon se e duan vetëm për këtë fakt dhe që askush nuk e merr në konsideratë inteligjencën e tij.

Shpesh është i ftohtë dhe i kontrolluar në manifestimet afektive pasi ka mësuar të mbrohet nga sulmet dhe nga propozimet e vazhdueshme. Po kështu edhe nga ana e këndvështrimit seksual, pasi ka frikë të mos shfrytëzohet si një instrument kënaqësie.

Kujdes ndaj narcisit

Por jo të gjithë meshkujt janë narcisë. Erich Fromm shkruan: "Narcisi është ai për të cilin është reale dhe e rëndësishme vetëm ajo që i përket. Ideja ime, trupi im, prona ime, ndjenjat e mia. Ajo që nuk është imja është e vagullt, inekzistente".

Për narcisin i vetmi objekt i dëshirës përveç vetvetes, është fuqia. Duke pasur përkrah një bukurosh, nuk duhen nënvlerësuar këto anë të tij. Nëse është dhe i zgjuar ai do të dijë ta maskojë shumë shpejt narcizmin e tij, do të dijë të jetë bujar dhe i gatshëm, pa e ndier me të vërtetë, por për të qetësuar ndjenjat e tij të fajit. Ai nuk do kurrë që të ndjehet në faj.

Pranojeni ashtu siç është, pa kërkuar ta ndryshoni. Keni bukurinë e tij. Mirëkuptimin kërkojeni tek miqtë apo tek një burrë i shëmtuar.

Po në shtrat? Më mirë një burrë "normal"

Mjeku nuk këshillon që të kemi një marrëdhënie të zgjatur me një mashkull bukurosh. Padyshim që ka përjashtime, por shpesh, një burrë shumë i bukur është spektator i vetvetes. Megjithëse një bukurosh nuk ka nevojë të konfirmojë pamjen e tij, megjithatë…

Duke qenë se është gjithnjë i ekspozuar ndaj avantazheve të grave ka më shumë mundësi që të thyhet. Është jë reagim që i detyrohet edhe faktit që në imagjinatën mashkullore, refuzimi vazhdimisht ndaj grave e bën të ndjehet më pak mashkullor.

Nëse jeton me një bukurosh

Ja se si mund të mbijetosh nëse e ndan ekzistencën me një bukurosh. Gjithnjë shumë i kujdesshëm ndaj trupit të tij, një burrë i bukur është edhe shumë egocentrik dhe i uritur për dashuri.

* Ka shpesh dhimbje stomaku, dhimbje shpine, nuk arrin të fle.
Dërgoje tek një mjek dhe mos i kushto aq shumë përkujdesje, pasi shpesh janë sëmundje psikosomatike.

* Në mëngjes nuk zgjohet kurrë herët.
Dil nga shtëpia dhe lëre pa drekë, por më pas mos fillo t’i bërtasësh. Do të luante rolin e viktimës, sikur ti nuk kujtoshesh kurrë për të dhe prandaj ai nuk fle mirë.

* Nuk të ndihmon në punët e shtëpisë?
Laja hakun tek rrobat e tij të dashura.

* Në festa dhe darka luan rolin parësor.
Mundohu që të ftosh sa më shumë meshkuj në festat e tua në mënyrë që të jesh ti qendra e vëmendjes.

* Të kritikon për mënyrën si vishesh, si krihesh, si trukohesh?
Pranoi këshillat që duken të drejta, por nëse insiston mos i jep të drejt deri në pafundësi. Për t’u ndjerë më i miri është i aftë të të ekzaminojë në të gjitha frontet.

* Kur fillon të kesh nostalgji për ishin tëndin "shëmtarak"
Është momenti për të pyetur veten nëse ka marrë fund magjia dhe ja vlen akoma të jetosh me këtë bukurosh të personifikuar, kaq të mrekullueshëm, por edhe kaq të vështirë për t’u drejtuar. /Telegrafi/