Lee ngre teori në se kur është e siguruar ana ekonomike, si burrat ashtu dhe gratë, kërkojnë te partneri në fillim vlerat shpirtërore dhe më pas ato të paraqitjes së jashtme.
Partneri i duhur zgjidhet kur përdorim logjikën dhe ndjenjën së bashku. Kur zgjedhim duke përdorur vetëm logjikën, lidhja mund të ketë vetëm vlera tipike, por jo ekonomike apo erotike. Në anën e kundërt, kur zgjedhim vetëm me ndjenjë, mund të drejtohemi në një lidhje të pasionuar, por me jetë të shkurtër dhe plagosëse për ne.
Gabimi tjetër që bëjnë shpesh femrat është qe duan të martohen me atë person me të cilin kanë pasur shpërthimin më intensiv të ndjenjave. Kur vjen puna të jetosh rutinën e jetës së përditshme me partnerin tënd, atëherë është nevoja të vihet në punë logjika nga të dyja anët në mënyrë që t’u jepet zgjidhje çështjeve të përditshme, dhe këtu pasioni është i fundit që vjen në mendje.
Sekreti është që nuk mund të kërkosh plotësimin tënd si njeri vetëm nëpërmjet partnerit tënd. Duhet të kesh interesa, punën tënde dhe shoqëritë e tua. Kur partneri bëhet i vetmi burim i vetëbesimit tonë, i besojmë atij pasurinë tonë personale që i takon vetëm vetes tonë. Gjithashtu është e padrejtë të kërkojmë çdo gjë vetëm nga një person. /Telegrafi/