Ne do të bëjmë një demostrim se si mund të fshihet një faqe në Google+. Pasi të keni hyrë në faqen tuaj, ndiqni këto komanda:
Hapi i parë: Shtypni butonin në formë ingranazhi, që ndodhet në cepin e djathtë të faqes, pastaj klikoni te Google + settings.
Hapi i dytë: Poshtë seksionit “Account overview”, shkoni te “Services” dhe më pas shtypni linkun në krah të: “Delete profile and social features”.
Hapi i tretë: Klikoni në rrethin bosh përkrah “Delete Google + content” dhe më pas klikoni në kutinë ngjitur me “Required”, dhe në fund shtypni “Remove selected service”.
Pasi të keni ndjekur me përpikmëri këto komanda, faqja juaj në Google + do të jetë fshirë. Ndërkohë dokumentat tuaj në postën elektronike Gmail, kalendari apo axhenda nuk janë prekur fare. /Telegrafi/