Site icon Telegrafi

Si të flirtoni me finesë?

Mund të visheni mirë, të keni një punë të mrekullueshme, dhe të jeni të bekuar me bukuri, por filtrimi është magjia e vërtetë e tërheqjes, e veçanërisht kur është fjala për përshtypjet e para që i lini.

Në fakt, filtrimi i mirë është më efektiv sesa pamja e mirë, dhe filtrimi është diçka që mund të mësohet, transmeton Telegrafi.

Mbani kontakt me sy dhe buzëqeshni

Kontakti me sy është i domosdoshëm kur filtroni, dhe është mënyra më e mirë për të shfaqur interesin tuaj.

Kontakti me sy i rrit ndjenjat e tërheqjes, dhe një studim i publikuar në Journal of research and personalit, tregon se personat e panjohur që e kishin shikuar njëri-tjetrin në sy për disa minuta kishin raportuar për ndjenja të pasionit dhe dashurisë.

Afrohuni nga para

Mënyra se si i afroheni dikujt mund t’i përfundoj gjërat para se të fillojnë. Kur e shihni dikë që ju ngjallë interes, Vanessa Marin, terapiste e licencuar për martesë dhe familje, rekomandon që t’i afroheni nga para.

Askujt nuk i pëlqen t’i vijë dikush nga pas, e veçanërisht kur meshkujt i afrohen një femre nga pas.

Nëse janë me shpinë kah ju, është mirë të prisni derisa të kthehen ose silluni rrotull.

Jepni komplimente përtej pamjes së jashtme

Komplimentet janë të domosdoshme gjatë filtrimit, mirëpo duhet të dini edhe si të komplimentoni dikë.

Duhet pasur parasysh që nëse i jepni dikujt komplimente për pamjen fizike kjo nuk do të jetë aq interesante sa ta komplimentoni për inteligjencën, zemërgjerësinë dhe gjërat tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version