Telegrafi

Si të eliminoni njollat e mërzitshme

Njollën njomeni me lëng të freskët limoni apo me uthull të bardhë apo para pastrimit njomeni në zbardhues të butë kimik. Gjurmët e verës në rroba do t’i eliminoni në atë mënyrë që të hidhni nëpër to kripë e cila do ta thithë lëngun, pastaj njomeni rrobën në zbardhues apo vetëm spërkateni me ujë mineral dhe pastaj pastrojeni. Kur ju derdhet vena e kuqe nëpër tepih, mblidheni lëngun e mbetur, pastaj nëpër njolla hidhni verë të bardhë. Lëre të qëndrojë 10 minuta në mënyrë që vera t’i depërtojë penjtë e tepihut, pastaj pastrojeni me ujë të vakët.

Për t’i eliminuar njollat e çajit, duhet t’i lyeni me glicerinë. Pasi që glicerina të thithë, mirë lajeni me ujë të ngrohtë.

Kur është fjala për njollat nga yndyrat, do t’ju ndihmojë vaji eukaliptus. Hidhni disa pika në njollë, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë.

Uthulla do të jetë e dobishme edhe si mjet kundër gurëve dhe për dezinfektimit të guacës së WC-së. /Telegrafi/