Ekziston kënaqje më e madhe se sa të mund të veshësh xhinse më të vogla pasi që keni hequr numër të konsiderueshëm të kilogramëve? Nuk ekziston.
Fatkeqësisht, ekziston edhe ana tjetër e kësaj kënaqjeje – sytjena më të vogla, transmeton Telegrafi.
Në këtë rast do të mund të themi që e majta e di se ç’bën e djathta, përkatësisht nëse zvogëlohen kërdhokullat dhe barku, është më se e sigurt që do të zvogëlohet edhe gjoksi.
Mirëpo, vërtet sa zvogëlohet gjoksi gjatë humbjes së peshës?
Varet nga ajo se sa tepricë yndyrash keni depozituar në të. Me siguri keni ndjenjën që ato të parat zhduken, mirëpo nuk është ashtu.
Kjo vetëm ju duket sepse kanë qenë të theksuara, përkatësisht më të dukshme sesa vithet. Gjithsesi, njerëzit në vende të ndryshme në trup depozitojnë yndyra. Dikush më shumë në bark, të tjerët në kërdhokulla apo në vithe.
E njëjta gjë është edhe me gjoksin. Nëse gjoksi ju është rritur kur keni shtuar peshë, do të zvogëlohet kur të dobësoheni. Nëse nuk janë rritur, nuk do të zvogëlohen.
A ndikon shpejtësia me të cilën humbni kilogramët në elasticitetin e gjoksit tuaj?
Lajm i mirë është që nuk ndikon. Lajm i keq është që në elasticitetin e gjoksit dhe të pjesëve të tjera të trupit ndikon sasia e kilogramëve të cilët i humbni. Nëse humbni shumë kilogramë, lëkura do të varet dhe gravitacioni aty e bën të veten.
Mund të bëjnë diçka në mënyrë që dekolteja jonë sërish të bëhet e bujshme pas humbjes së kilogramëve?
Mundemi – të shtojnë ndonjë kilogram, apo muskuj. Mënyra më e mirë në këtë rast është të shkoni në palestër. Duhet forcuar muskujt e gjoksit të cilët do të ngrihen madje edhe do të rrisin gjoksin.
Ushtrimet më të mira për këtë janë ushtrimet në bench, plank dhe pompat, përkatësisht të gjitha ushtrimet në të cilat punojnë muskujt e gjoksit.
Pos stërvitjes së forcës, bëjnë mirë edhe joga të caktuara asane si p.sh. kobra dhe deveja. /Telegrafi/