Site icon Telegrafi

Si të dashuroheni përsëri në partnerin/en tuaj?

Duhet ta dini që partnerin nuk duhet ta merrni si "të gatshëm", duke e injoruar me ditë të tëra. Mundohuni që, me ndonjë veprim të vogël, sa më shpesh t’ia bëni me dije atij/asaj se lidhja juaj ka rëndësi të madhe për ju, sepse ai/ajo është personi i vetëm tek i cili mund të mbështeteni kur të keni nevojë.

Terapeuti i njohur botëror, Jan Fain, thotë se mjaftojnë 270 sekonda në ditë, që ta ndryshojmë në tërësi atmosferën në lidhje, respektivisht të përmirësojmë raportet me partnerin dhe përsëri të biem në dashuri me njëri-tjetrin. Thënë shkurt, për ta arritur një ndryshim të tillë ju nevojiten vetëm 4,5 minuta në ditë, e qysh pas shtatë ditësh të ushtrimit të shprehive të reja, lidhja juaj do të bëhet më kualitative.

Për këtë shkak, mundohuni që të gjeni kohë për të këmbyer butësi të tillë midis veti. Mos harroni ta përqafoni partnerin, i thoni diçka të mirë, apo vetëm dërgojani një "mpuq", Shumë shpejt edhe ai/ajo do të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version