Për t’u bërë simpatik duhet mësuar pesë rregulla të arta:
Në radhë të parë: Buzëqeshni! Duhet ta përvetësoni artin e buzëqeshjes. Të buzëqeshësh me çiltëri, me sinqeritet, me natyrshmëri. Buzëqeshja, buzëqeshja e sinqertë, e pastër, e pasforcuar, e kthjellët është sekreti i parë për t’u bërë simpatik e për të lënë një përshtypje të mirë te të tjerët.
Në radhë të dytë: Bëni çmos që të mos e mërzitni tjetrin duke folur tepër për veten tuaj. Hallet tuaja nuk i interesojnë askujt. Përpiquni me inteligjencë t’i flisni një njeriu për veten e tij. Do ta shikoni se ai do të jetë i prirur t’ju dëgjoj me orë të tëra.
Në radhë të tretë: Mësoni të silleni mirë me tjetrin. Në qoftë se doni të merrni diçka nga dikush, përpiquni që ai vetë të ndjejë kënaqësi që po ju shërben. Nuk duhet t’i detyroni njerëzit për diçka, por t’i bindni.
Në radhë të katërt: Mos kritikoni! Mos harroni se nga kritika nuk do të fitoni asgjë tjetër veç antipatisë së individit që do ta keni kritikuar. Kritika është e dëmshme, e padobishme, sepse kur një njeri gabon, e di vetë shumë mirë se ka gabuar dhe nuk ka nevojë që ju ta acaroni duke ia kujtuar. Përkundrazi mundohuni ta ndihmoni të ngrihet, e padyshim do ta bëni një mik.
Në radhë të pestë: Keni gjithmonë mirë parasysh prirjen natyrore të çdo njeriu për t’u dalluar, për të bërë emër me çdo lloj mënyre, të mirë apo të keqe. Përpiquni t’ia lehtësoni, t’ia inkurajoni këtë prirje që është instinktive brenda shpirtit njerëzor. /Telegrafi/