Për ta krijuar pamjen e përsosur, ju duhet të mendoni për çdo gjë.
Edhe çanta e dorës mund t’jua përmirësojë siluetën e figurës tuaj nëse e zgjedhni të madhësisë së duhur, transmeton Telegrafi.
Dhe, krejtësisht e kundërta ndodh nëse e zgjedhni çantën e gabuar të dorës.
Prandaj, më poshtë ju sjellim udhëzimet të cilat ju tregojnë se çfarë duhet të kërkoni te një çantë e dorës.
Fillimisht ju duhet të mësoni se çfarë lloji të trupit e keni
• Nëse keni shpatulla më të gjera sesa ijët, atëherë keni formë të trupit të trekëndëshit të përmbysur
• Nëse beli dhe shpatullat janë më të ngushta sesa ijët, atëherë forma juaj e trupit është pjeshkë
• Nëse shpatullat, beli dhe ijët i keni të së njëjtës madhësi, atëherë lloji i trupit tuaj është katërkëndësh
• Nëse belin e keni më të gjerë sesa shpatullat dhe ijët, atëherë e keni formën e mollës
• Nëse shpatullat dhe ijët janë të balancuara me një bel më të ngushtë, atëherë e keni formën e orës së rërës
Tani, në bazë të llojit të trupit që e keni, kështu thonë ekspertët e modës se duhet ta zgjedhni çantën e dorës:
1: Nëse e keni formën e trekëndëshit të përmbysur
Mos zgjedhni çanta shumë të vogla apo shumë të mëdha. Vëmendjen mbajeni tek zona e belit për të krijuar pamje më të balancuar.
2: Nëse keni formën e katërkëndëshit
Mbajeni gjatësinë e rripave të çantës në mënyrë që çanta të bie te pjesa rreth ijëve.
3: Nëse keni formën e pjeshkës
Nuk dëshironi të dukeni e trashë nga beli e poshtë, prandaj fokusi duhet të jetë te pjesa e shpatullave dhe gjoksit.
Kështu, çanta juaj e dorës nuk duhet të jetë e gjatë sa të bie poshtë zonës së belit.
4: Nëse keni formën e mollës
Duhet ta krijoni një iluzion për t’i balancuar vijat e trupit. Madhësia dhe dizajni i çantës së dorës e bën ndryshimin.
Qëndroni larg çantave të vogla me rripa të shkurtë.
Në vend të kësaj, zgjedhni çanta më të mëdha.
5: Nëse e keni formën e orës së rërës
Nëse e keni këtë formë, atëherë urime sepse jeni në mesin e atyre me shumë fat!
Femrat me këtë formë të trupit nuk duhet të zgjedhin çanta të dorës që ua mbulojnë figurën e balancuar. /Telegrafi/