Mos e shmangni temën!
Kur jeni në kërkim të gjetjes së rrugëve për ta shëruar një zemër të thyer, hapi i parë është të mësoheni të mos i ikni temës.
Mos u mundoni ta refuzoni pranimin se diçka e tillë ka ndodhur dhe e tejkaloni dhimbjen, duke menduar për çdo gjë që ka ndodhur, transmeton Telegrafi.
Mos gjeni zëvendësim!
Mos e zëvendësoni menjëherë partnerin që u ka zemëruar kaq shumë duke u ndarë me ju, me një tjetër person. Kjo do të ju bëjë të ndiheni shumë më keq, dhe në fakt edhe ajo lidhje do të përfundonte shumë shpejt.
Askush nuk mund të vazhdojë atë që ish i dashuri juaj e ka lënë në gjysmë.
Meditoni!
Një nga mënyrat më të mira për ta tejkaluar këtë gjendje është nëpërmjet meditimit. Ju duhet të përballeni me mundësinë e bisedimit me të tjerët në lidhje me këtë çështje.
Meditimi mund të ju bëjë të mendoni më qartë për çdo gjë.
Qeshni!
Mundohuni ta jetoni jetën në një fazë të re tashmë, duke e tejkaluar çdo negativitet brenda jush.
Kur të ndiheni sikur doni të qani, shfrytëzojeni kohën dhe largoni ato ndjenja duke qarë, por në të njëjtën kohë dilni sa më shumë kënaquni me jetën, dhe do të kuptoni se keni edhe shumë gjëra të tjera pozitive para jush. /Telegrafi/