Psikologia Sarah Hunter Murray ka bërë një studim për të treguar se si në lidhje të mbahet ajo shkëndija e parë.
Për të arritur te rezultati ka intervistuar një grup femrash të moshës midis 18 dhe 29 vjeç, të cilat janë në lidhje disavjeçare.
Pastaj grupin e ka ndarë në dy pjesë: femrat të cilat konsiderojnë që ai zjarr fillestar akoma është tek to, dhe femrat të cilat konsiderojnë që ai zjarr kaherë është shuar.
Ka rezultuar që femrat të cilat janë akoma në lidhje të zjarrtë kanë disa gjëra të përbashkëta, transmeton Telegrafi.
1. Kurrë nuk shpërqendrohet gjatë marrëdhënies seksuale
Nëse jeni njëra ndër ata persona të cilët gjatë seksit imagjinoni listën për gjërat që duhet t’i blini në treg apo mendoni për atë se çfarë duhet të bëni në shtëpi, menjëherë ndërpriteni.
Studimi tregon që femrat të cilat akoma ndiejnë eksitim ndaj partnerit fokusohen vetëm dhe ekskluzivisht në seks, d.m.th. në atë se si ta kënaqin veten dhe me atë rast të kënaqin edhe partnerët e vet.
2. E konsiderojnë monotoninë si gjë pozitive
Edhe pse monotonia e rutinës së jetës së përditshme di të jetë e lodhshme, studimi tregon që femrat në lidhje funksionale monotoninë e shikojnë me pozitivitet.
“Ekziston elementi i rutinës, mirëpo ai nuk është i keq. Njihemi, e dimë çfarë janë edhe rutina, edhe monotonia, dhe kjo është arsyeja përse e bëjmë këtë”, ka thënë njëra ndër të intervistuarat. Për shkak të njohjes me partnerin ato femra gjithashtu konfirmojnë që kanë arritur në kënaqësi më të madhe seksuale dhe në afsh më të madh.
3. Seksin e kanë prioritet
Rënia e dëshirës seksuale është gjë plotësisht normale, mirëpo është me rëndësi që ju dhe partneri juaj të reagoni ndaj saj. Komunikimi i mirë është çelësi i këtij problemi.
Çdoherë kur ndieni mungesë të afshit seksual bisedoni për këtë me partnerin dhe gjeni zgjidhje të përbashkët të problemit. /Telegrafi/