Site icon Telegrafi

Si ta qetësoni fëmijën pas një ëndrre të keqe

Shmangni detajet e ëndrrës

Fëmijën duhet ta qetësoni duke e përqafuar. Mos kërkoni nga ai t’ua tregojë të gjitha detajet e ëndrrës, sepse duke i treguar ato, fëmija do ta përforcojë frikën të cilën e ka ndjerë. Bisedën për ëndrrën duhet ta lini për në mëngjes.

Flisni për ëndrrën sikur të jetë film

Nëse fëmija ka ëndërruar se e ka ndjekur një tigër, atëherë pyeteni atë se çfarë ka dashur të bëje që ta zmbraps bishën. Duke menduar për një fund pozitiv të ëndrrës fëmija merr kontrollin mbi atë që e ka ëndërruar.

Lini dritën ndezur

Në dhomën e fëmijës duhet që të rrijë drita ndezur ose dera çelë. Kështu ai do të ketë një lidhshmëri me dhomat tjera dhe do të mendojë se ju jeni gjithmonë pranë tij.

Inkurajojeni të qëndrojë në shtrati e vet

Mos e lejoni fëmijën që si “mbrojtje” ta ketë krevatin tuaj, sepse nuk do të mund ta bindni më që të flejë në krevatin e vet. Në vend se ta merrni në dhomën tuaj, qëndroni pranë tij deri sa të flejë dhe pastaj largohuni.

Thoni fjalët e duhura

Qetësojeni frikën e fëmijës duke i shpjeguar: Ajo ka qenë vetëm ëndërr, nuk është e vërtetë. Gjithçka është në rregull, këtu më ke mua, asgjë e keqe s’mund të ndodhë…

 

Exit mobile version