Telegrafi

Si ta pritni mangon

Blijeni mangon. Duhet ta zgjidhni mangon që nuk është shumë i pjekur.

Vendoseni në pllakën për prerje. Ana e rrafshët duhet të vendoset në pllakë.

Priteni mangon për së gjati, ngriteni në njërën anë deri te fara, kthejeni dhe në të njëjtën mënyrë priteni në anën tjetër.

Merreni njërën gjysmë të mangos dhe grimcojeni pjesën e butë. Copëtojeni deri në kore, por jo nëpër të. Përsëriteni këtë edhe me gjysmën tjetër.

Sërish merreni njërën gjysmë të mangos dhe vendosni gishtat e mëdhenj në kore në pjesën qendrore të mangos, ndërsa me gishtat tjerë mbani skajet e mangos. Shtypni me gishtat e mëdhenj në mes, ashtu që pjesët e mangos të dalin nga jashtë, dhe në këtë mënyrë do t’i largoni më lehtë.

Pritni ndërmjet kores dhe pjesës së butë. Përsëriteni këtë edhe me gjysmën tjetër.

Kënaquni me mangon tuaj!

/Telegrafi/