Nëse keni çarçaf me llastik, atëherë e dini që palosja e tij bëhet ankth i vërtetë. Prandaj kemi vendosur t’jua zbulojmë trukun se si ta palosni mirë për vetëm 30 sekonda.
Edhe pse ky lloj çarçafi shumë lehtë vendoset në krevat dhe, ajo që është më me rëndësi, nuk rrëshqet dhe ofron rehati, e vërteta është që palosja kërkon mund të madh, transmeton Telegrafi.
Dhe sado që të jeni përpjekur, ai assesi nuk mund të jetë i palosur mirë.
Megjithatë, një Yuotube-ist di një truk të shkëlqyeshëm me ndihmën e të cilit çarçafin mund ta palosni për vetëm gjysmë minute.
1. Veprimi i parë është që ta kapni llastikun në dy vende dhe ta shkundni mirë.
2. Pastaj çarçafin shtrijeni në krevat dhe paloseni përgjysmë, pastaj të dy skajet lakoni në drejtim të mesit. Do të bëhet në formë katrori.
3. Tani pason pjesa më e lehtë. Katrorin vetëm lakojeni disa herë dhe do të keni çarçafin të palosur perfekt.
Në videon në vijim mund t’i shikoni udhëzimet e hollësishme.
/Telegrafi/