Përgatitja mendore është kruciale për të përfituar më së shumti nga ushtrimet fizike. Duke e përgatitur veten mendërisht dhe fizikisht, ju do të keni një avantazh kur është fjala për arritjen e qëllimeve.
Këto janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të jeni më të gatshëm para ushtrimeve fizike:
Vendosni vetes qëllime
Vënia e qëllimeve është kruciale për motivim. Nëse e keni një qëllim të caktuar të cilin dëshironi ta arrini, gjithmonë do të qëndroni më të motivuar gjatë rrugëtimit tuaj.
Krijoni një plan
Është e rëndësishme të krijoni një plan, të cilin duhet ta ndiqni për të shfrytëzuar më së miri kohën në palestër. Mungesa e një plani e bën më të vështirë gjurmimin e progresit.
Përqendrohuni në të mirat që do t’i arrini
Ka shumë mënyra prej së cilave mund të përfitoni nga ushtrimet fizike. Duke i menduar të gjitha ato gjatë ushtrimeve fizike, ju vetëm sa do të ndjeheni më të motivuar. /Telegrafi/