Ka njerëz që janë më shumë miqësor se të tjerët dhe janë pikërisht këta që të konfuzojnë. Ti s’e kupton kurrë nëse ai/ajo po tregohet thjesht i sjellshëm apo po flirton. Ke frikë t’i japësh një shenjë pasi nuk je e qartë, por kjo situatë duhet të marrë fund
Që kjo të ndodhë, merru me detajet. Të gjitha më poshtë, tregojnë se po, ai/ajo po flirton me ty dhe intuita s’po të gënjen, shkruan Bustle.
1. Shikim i zgjatur
Nëse dikush është i interesuar në mënyrë romantike me ju, shikimi që do t’ju japin është i veçantë. Mezi do të t’i shqisë sytë dhe në ato çaste do kuptoni që po flirton dhe madje shumë hapur.
2. Përpiqen të kenë kontakt fizik
Nëse të prek krahun vazhdimisht, të përqafon apo ecën ngjitur me ty, sigurisht që s’është thjesht miqësor. Trupi flet më shumë se çdo gjë tjetër.
3. Pyetjet që bëjnë janë goxha të thella
Ai nuk po tregohet thjesht miqësor nëse kërkon të futet brenda mendimeve të tua, tek mënyra si e sheh botën, apo tek pyetjet filozofike rreth jetës. I intereson ti.
4. Arrini ta dalloni romancën në ajër
Ehhh, një xhiro e gjatë në park. Një kapje e sikletshme duarsh apo një puthje e vjedhur s’kanë nevojë për fjalë.
5. Ju bëjnë komplimente gjatë gjithë kohës
Sa herë ju shohin, kanë diçka të bukur për t’ju thënë, citon Anabel.
6. Sapo shfaqesh ti, sillen ndryshe
Kur ti je prezent nisin të sillen paksa çuditshëm. Ulin zërin, flasin më qetë dhe dallohen lehtësisht që janë në siklet. Nëse është thjesht miqësi, ndërveprimi me të tjerët s’ka pse të ndryshojë.
7. Ke vëmendjen e pandarë të tyre
Tregon interes për të të dëgjuar deri në fund. Do t’ju shohin në sy dhe do të përqendrohen tek çdo fjalë që thoni. Nuk do t’i kapni të shpërqendruar për asnjë çast. Vlerësojeni dhe analizoni situatën. /Telegrafi/