Site icon Telegrafi

Si ta kuptoni se hormonet tuaja nuk janë në balancë

Jeni e lodhur

Lodhja është një nga simptomat më acaruese për një mjek, pasi mund të ketë shumë shkaqe. Nëse jeni e lodhur pas një jave me provime ose me punë me orar të zgjatur, atëherë jeni në rregull. Por nëse jeni vazhdimisht e lodhur, nëse vini re shtim në peshë dhe luhatje oreksi, mund të vuani nga një aktivitet i ulur i tiroideve. Lodhja i ndodh të gjithëve, por nëse juaja është jashtë logjike, atëherë kontrollojeni tek mjeku.

Ndryshime në lëkurë

Ju kanë dalë sërish puçrra. Ndërsa ato mund të jenë shkak i moslarjes së fytyrës para se të flini për disa net rresht, mund të tregojnë edhe diçka tjetër. Aktet te të rriturit tregojnë nivel të lartë të testosteroneve. Doktori do t’ju rekomandojë medikamentet për të rregulluar nivelet e hormoneve dhe për të pastruar fytyrën.

Rritja e flokëve

Po flasim për një rritje shumë të shpejtë. Nëse ju del mjekra për një muaj ose nëse shihni qime të errëta t’ju dalin në kraharor, krahë ose kurriz, mund të jetë shenjë e një tumori që sekreton testosteron. Por mos u shqetësoni. Tumoret janë të rrallë dhe mund të trajtohen lehtësisht.

Perioda të çuditshme

Njëlloj si lodhja, ndryshimet në ciklin menstrual kanë shumë faktorë si lodhja, nivele të ulta estrogjeni ose sindroma policistike e vezoreve.

Djersitje natën

Nëse djersini natën (në një dhomë të freskët) mund të jetë shenjë e niveleve të ulëta të estrogjenit dhe ovulim i rrallë, i quajtur ndryshe perimenopauzë. Ajo ndodh 10 vite para se të kaloni menopauzën. Nëse doni të dini a po kaloni një menopauzë të hershme (në moshën 40 vjeç), konsultohuni me mjekun. /Telegrafi/

Exit mobile version